Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një grua 40 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.