Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë, në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos. 7-vjeçarja shqiptare Anisa Murati u mbyt në pellgun e madh artificial teksa ndodhej në qendrën verore për fëmijë.
Familja e të miturës jeton në Demonte, në zonën e Cuneos. Tragjedia tronditi komunitetin, si dhe ngriti pikëpyetje të mëdha lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe pakujdesinë e animatorëve dhe shoqëruesëve të qendrës verore.
Babai i vajzës, Jetmir Murati foli për mediat italiane, dhe kërkoi drejtësi për tragjedinë e ndodhur. Ai tha se vajza e vogël nuk dinte not dhe se ishte pajisur me krahët ndihmues për fëmijë.