E RËNDË/ Akuzohen se i vunë zjarrin pyjeve, ky shtet ekzekuton 24 persona

0

Ministria e Drejtësisë në Siri tha se autoritetet e këtij vendi të enjten ekzekutuan 24 persona, pasi ishin akuzuar për zjarrvënie në natyrë vitin e kaluar, duke lënë tre të vrarë e mijëra hektarë pyje të djegura.

Ekzekutimi i njerëzve nga organet shtetërore është i zakonshëm në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë, por numri i të ekzekutuarve për një ditë të enjten ishte më i lartë se zakonisht, shkruan Associated Press.

Ministria e Drejtësisë të ekzekutuarit i quajti “kriminelë që kryen sulme terroriste që çuan në vdekje e dëmtim të infrastrukturës e pronës publike”. U njoftua se 11 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njëjtë gjyqësor.

Ata nisën zjarre në shtator që prekën 280 qyteza dhe fshatra e dëmtuan 370 shtëpi, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu