Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”
Sipas informacionit zyrtar bëhet me dije se 45-vjeçari është arrestuar pasi kishte punësuar dy të mitur, teksa këta të fundit kishin rënë nga larësia në orarin e punës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.