E rëndë/ Dy persona godasin me thikë 26 vjeçarin shqiptar, ndërron jetë në vend

0

Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës në Kosovë. Një person u qëllua me thikë për vdekje nga dy të tjerë. Viktima është 26-vjeç. Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati. Pas vrasjes së të riut, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook.

“Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai. Edhe familjarët e 26-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar, dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) A.M”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu