E rëndë/ E zë korrenti brenda kabinës elektrike, humb jetën

0

– Një person ka humbur jetën brenda një kabine elektrike në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar.

Personi në fjalë është futur për të riparuar një defekt në një kabinë elektrike dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes por ishte shumë vonë për qytetarin pasi ai kishte ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu