E rëndë/ Futbollisti 22 vjeçar shqiptar ndërron jetë në fushën e lojës, ra në tokë në minutën e pestë

0

Futbolli grek është duke mbajtur zi pasi 22-vjeçari Aleksandros Lambis ka ndërruar jetë në fushë.

Djaloshi me origjinë nga Shqipëria luante si sulmues për ekipin e kategorisë së tretë.

Gjatë ndeshjes në kategorinë e 3-të midis Ilioupolit dhe Ermionidës, në minutën e 5-të Lambis papritur është rrëzuar në fushë dhe ka humbur ndjenjat. Mjeët që ndodheshin aty vrapuan për të dhënë ndihmën e parë por nuk mund të bënin asgjë pasi ai kishte nevojë për shërbim të specializuar dhe për mjete të posaçme.

22-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak pasi mjekët e ekipeve pasi kishin telefonuar ambulancën i kishin kërkuar të merrnin me vete një defibrilator.

Në fushë nuk ka patur asnjë ambulancë për ta marrë djaloshin e për ta transportuar në spital.

Ambulanca ka ardhur me vonesë në stadium. Automjeti i urgjencës është telefonuar në orën 15:11 por ka ardhur në orën 15:27. Në orën 15:32 ambulanca është nisur nga fusha në spital, ku ka mbërritur në orën 15:43, por tepër vonë për lojtarin grek.

Lambi është transportuar në spital me puls minimal ku nuk ia ka dalë dot të shpëtojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu