E RËNDË/ Futbollisti italian masakron me çekiç ish-të dashurën, nuk pranonte ndarjen

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali teksa në të është përfshirë një futbollist.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se futbollist italian ka vrarë me çekiç ish-partneren e tij mbrëmjen e kaluar. Mediat italiane bëjnë me dije gjithashtu se Giovanni Padovani ka vrarë në Bolonja ish-partneren e tij 56-vjeçare Alessandra Matteuzzi.

Futbollisti 27-vjeçar, i cili gjithashtu kishte një karrierë si model, aktualisht ndodhet në paraburgim pasi u arrestua në vendin e krimit nga efektivët e policisë. Alessandra Matteuzzi në fund të korrikut kishte bërë një denoncim ndaj ish-partnerit të saj dhe kishte marrë urdhër mbrojtje.

Por pavarësisht kësaj Padovani nuk e pranonte ndarjen dhe ditën e djeshme kishte mbërritur në Bolonja me avion nga Siçilia dhe më pas kishte shkuar të priste gruan poshtë shtëpisë.

Ai e ndoqi atë dhe e goditi me çekiç në trotuar deri sa ajo vdiq. Por kjo nuk ishte hera e parë që burri përndiq ish-partneren e tij e tij.

Banorët e zonës kanë treguar se e kanë parë shumë herë futbollistin dhe ish-partneren e tij duke u zënë dhe bërtitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu