Një 27-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se 27-vjeçari me emrin Ibrahim Ahmetaj është gjendur nga familjarët i vetëvrarë në banesën e tyre. Bëhet me dije se viktima ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur , nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.