E RËNDË/ Gruaja shtatë muajshe shtatzënë nga Filadelfia qëllohet për vdekje

0

Një grua shtatë muajshe shtatzënë nga Filadelfia është qëlluar për vdekje. Gruaja shtatzënë, 32 vjeçe, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u qëllua në kokë dhe bark para shtëpisë së saj në Lawncrest.

Gruaja u qëllua teksa po shkarkonte nga makina e saj dhuratat e fëmijës.

32-vjeçarja u dërgua në Qendrën Mjekësore Einstein, ku ajo dhe foshnja e saj e palindur u deklaruan të vdekur.

Policia beson se vrasja ishte në shënjestër dhe numëroi rreth 11 gëzhoja në vendin e të shtënave.

“Qyteti ka afërsisht 500 vrasjeve. Fëmijët po pushkatohen, fëmijët e palindur qëllohen, çfarë po bën qyteti për këtë? Ne nuk mund t’i ndalojmë njerëzit që synojnë të qëllojnë dikë.“- tha zëvendëskomisionerja e policisë Christine Coulter.

Ajo njoftoi se akoma nuk është identifikuar asnjë i dyshuar dhe ngjarja është ende nën hetim.

Burimi: Dailymail

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu