E rëndë/ I jep fund jetës në pemë 21 vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, ku një 21 vjeçar është gjetur i vetëvarur.

Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në Baldushk, ku dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

“Me datë 20.02.2021, në fshatin Kakunjë, Njësia Administrative Baldushk, dyshohet se është vetëvarur në një pemë shtetasi R. K., 21 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, thuhet njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu