E rëndë/ I riu në Durrës gjendet i vdekur pranë gabinës elektrike, ja dyshimet e Policisë

0

Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr.14, Durrës, paraditen e sotme në afërsi të një kabine elektrike.

Policia bën me dije se viktima, shtetasi A. D., dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike, – raporton gazetarja e Infoweb/Media, Elitjona Doko.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu