Një 42-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën këtë të martë në fshatin Molisht të Beratit.
Policia bën me dije se 42-vjeçari ishte duke bërë dru për përdorim në banesë, në momentin kur një trung peme e zuri poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ndërroi jetë.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.