E RËNDË në Angli/ 2 vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një 2-vjeçar ka vdekur nga uria pranë trupi të babait të tij të vdekur.
Babai besohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak dy javë më parë.

Mësohet se një punonjëse sociale bëri një vizitë rutinë në shtëpi më 2 janar dhe nuk mori asnjë përgjigje.

Dy ditë më vonë, më 4 janar, shkoi sërish një punonjës social, por as këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.

Trupat e babait dhe të fëmijës u gjetën më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

Nëna 43-vjeçare e vogëlushit e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një grindjeje me ish-in e saj, ku familja fajësonte shërbimet sociale.

Familja e shkatërruar e djalit të vogël fajëson shërbimet sociale pasi ata shkuan në shtëpi dy herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu