E rëndë në Australi/ Banda vret dy fëmijë në rrugë

0

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Melbourne në Australi, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur. Siç raportojnë mediat e huaja fillimishti 12-vjeçari u gjet i plagosur rëndë, por dhe pse u tentua nga ekipet e ambulancës, ai nuk mundi të mbijetonte. Pak më vonë, në një rrugë pranë, u gjet edhe shoku i tij 15 vjeç, i cili kishte marrë plagë të shumta nga thika dhe ndodhej pa shenja jete.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive nga vendngjarja, të dy vrasjet u kryen nga i njëjti grup me rreth tetë persona që kishin fytyrat e mbuluara dhe ishin të armatosur me armë të ftohta. Policia ka konfirmuar se viktimat nuk ishin të përfshirë në ndonjë grup kriminal. Por sipas mediave vendase goditjet me thikë mund të kenë qenë një rast identiteti të gabuar.