E rëndë në Burrel/ U ndje keq në kopsht, ndërron jetë rrugës për spital fëmija 4-vjeç

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën. Burimet bëjnë me dije se i mituri është ndjerë keq në kopsht dhe ka humbur ndjenjat.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu