E rëndë në Çikago/ Breshëri plumbash, masakrohet 21-vjeçarja, plagosen 8 vajza të tjera

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Çikagos, ku pas të shtënave me armë, një 21-vjeçare ka humbur jetën ndërsa 8 vajza të tjera u plagosën.

Sipas BBC, të shtënat në lagjen North Lawndale ndodhën pak para orës 1 të mëngjesit, kur teksa ato ishin së bashku, një makinë u afrua dhe më pas u qëllua me armë.
Sipas autoriteteve shumë persona u panë duke dalë nga automjeti me armë dhe filluan të qëllonin drejt grupit.

21-vjeçarja u qëllua në fytyrë dhe u transportua në Spitalin Mt. Sinai, ku u shpall e vdekur pak kohë më vonë, thanë autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu