E rëndë në Dibër, i riu godet me sende të forta 61-vjeçarin

0

Konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë që i riu e ka dhunuar 61-vjeçarin me sende të forta.

DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Mësohet se një 32-vjeçar ka dhunuar të 61-vjeçar. Konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë që i riu e ka dhunuar 61-vjeçarin me sende të forta.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu