E rëndë në Dimal/ 71-vjeçari pret krahun teksa punonte në gurore, dërgohet në Spitalin e Traumës (EMRI)

0

DIMAL- Një aksident gjatë orarit të punës është regjistruar ditën e sotme në një gurore, që operon në bashkinë Dimal. Raportohet se një 71-vjeçar teksa punonte një nga makineritë i ka kapur krahun dhe ia ka prerë.

Personi është identifikuar si Petraq Prifti, banues në Dimal. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.