E rëndë në Durrës! Dyqani merr flakë gjatë natës, pronari dërgohet me urgjencë te Trauma

0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një dyqan në lagjen “Iliria” në qyrtetin e Durrësit mbrëmjen që lamë pas. Zjarri në një servis televizorësh ra rreth orës dy të natës. Është dashur ndërhyrja e katër mjeteve të zjarrfikëses me 12 efektivë për të shuar flakët e zjarrit, pas tre orësh ‘luftë’ me të.

Mësohet se pronari i dyqanit ka pësuar lëndime dhe djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Shkaku i zjarrit paraprakisht dyshohet të jetë bërë një shkendijë elektrike nga rrjeti brenda dyqanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu