E rëndë në Fier! “Audi” përplas për vdekje këmbësorin

0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier. Policia bën me dije se një këmbësor ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një automjet tip “Audi” me shofer 31 vjeçarin me inicialet E.ZH.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu