Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë.
Sipas burimeve 71-vjeçarja me iniciale S.J jetonte e vetme në lagjen “ Liri Gero” ndërsa është gjetur pa shenja dhune. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë kontaktuar policinë pasi nuk po mund të kontaktonin me të moshuarën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.