E rëndë në Florida/ 17-vjeçari vr*et nënën e tij, një vit më parë kishte vrarë të atin

0

FLORIDA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida, ku një 17-vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë nënën e tij. Gjithashu i mituri një vit më parë kishte vrarë edhe babain. Siç raportohet mbrëmjen e së djelës Colin Griffith kishte lajmëruar policinë. Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por kur i ka kërkuar të përshkruajë atë që kishte ndodhur, ai nuk është përgjigjur dhe ka kërkuar të flasë me një avokat. Dëshmitarët thanë se nënë e bir po debatonin në oborrin e shtëpisë së tyre dhe ai e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë.

Ndërsa sipas autopsisë Kathryn Griffith vdiq nga një plagë e thellë me thikë në qafë. Colin Griffith në vitin 2023 kishte vrarë babanë e tij në ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e tyre në Oklahoma duke e qëlluar për vdekje pas një debati. Sipas asaj që ai ka treguar në polici, ai është futur në qoshe nga babai i tij në dhomën e gjumit të shtëpisë dhe më pas me armë e ka qëlluar dy herë, një herë në gjoks dhe një herë në kokë. Nëna e Colin pagoi 50,000 dollarë për ta shpëtuar nga burgu, sipas të dhënave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu