E rëndë në Gramsh/ Mjeku dhunohet nga grabitësit në banesën e tij dhe përfundon në gjendje kome (EMRI)

0

Gramsh – Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme në Gramsh, ku një mjek është masakruar me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së enjtes në banesën e mjekut të familjes, Vladimir Shuli. Persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij ku e kanë dhunuar barbarisht dhe goditur me mjete të forta ku si pasojë e goditjeve ka marrë dëmtime të shumta në nofull, kokë dhe trup.

59-vjecari është gjetur në gjendje kome nga të afërmit brenda banesës dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit tëTraumës në Tiranë. Aktualisht, mjeku ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me jetën. Shuli ushtronte profesionin si mjek familjeje prej vitesh në qendrën shëndetësore ne lagjen “Sporti”. Deri tani nga ana e policisë nuk ka të ndaluar apo të shoqëruar për ngjarjen e rëndë./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu