E rëndë në Greqi, 49-vjeçari merr peng të ëmën, godet me thikë një punonjës policie

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Greqi, ku raportohet se një 49-vjeçar ka marrë peng të ëmën dhe ka kërcënuar se do e vrasë atë. Ata kanë pasur një debat të fortë në banesë, gjë që u dëgjua nga fqinjët që morën në telefon policinë pas zhurmës në banesën e tyre.

Pas negociatave, policia ka arritur të nxjerrë nënën nga shtëpia por në momentin e arrestimit, 49-vjeçari goditi me thikë efektivin e policisë. Mësohet se 49-vjeçari vuan nga probleme të theksuara psikologjike.

Marrë nga pentapostagma.gr



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu