Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë.
Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë ku jetonte, në zonën e Spiladionit. Ngjarja u zbulua pasi shqiptari nuk u paraqit në punë dhe familjarët më pas e gjetën të varur.
Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë.