Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Greqi. Një shqiptar, i shtruar në spytalin Attikon, ka goditur me thikë infermieren dhe më pas është vetëhedhur nga kati i pestë.
59-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ai ishte operuar pak ditë më parë dhe pas dy ditësh do të linte spitalin. Shqiptari ndante dhomën me tre persona të tjerë, dhe pasi i ra alarmit të infermieres, e priti atë me një thikë në dorë prapa derës, e kur ajo erdhi e goditi pa pushim.
Infermierja greke ka marrë plagë të rënda në kokë dhe gjoks por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Infermierja është 32 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.