E rëndë në Greqi/ Shqiptari gjendet i vdekur te kangjellat e një vile, dyshohet se ka tentuar të vidhte

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin grek. Policia në vendin fqinjë ka identifikuar si të vdekur një shqiptar. Mësohet se ky i fundit është gjetur i varuar në kangjellat e një vile në Greqi.

Sipas dyshimeve të para, bëhet me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur në datën 9 tetor, ndërsa kufoma e shqiptarit është gjetur ditën e sotme. Mësohet se shqiptari kishte tentuar të grabiste vilën, por kur ka dashur të kalojë kangjellat, ato kanë kapur xhinset.

Ndërkohë shtetasi shqiptar rezulton i skeduar, me masë sigurie “detyrim paraqitje” çdo datë 1 dhe 15 të muajit në policinë e Zakynthos. Shakku i vdekjes së shqiptarit nuk dihet ende, por ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardhë gjithëçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu