E rëndë në Greqi/ Trupi i një 36-vjeçari shqiptar gjendet i varur dhe i dekompozuar në një magazinë, autoritetet dyshime për ngjarje kriminale (VIDEO)

0

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Tyrnavos në Larisa. Gjetja e trupit të pajetë të një shqiptari në një magazinë në këtë zonë ka ngritur pikëpyetje për fatin e tij dhe mënyrën se si ka ndërruar jetë.

36-vjeçari shqiptar u gjet i varur në gjendje të avancuar dekompozimi në një magazinë nga një banor i cili ndjeu një erë të fortë. Shqiptari u gjet i varur me një litar shumë të hollë, të ngjashëm me atë që përdoret te hardhitë. Raportohet se litari ishte prerë, duke bërë që trupi i tij të përfundonte në dyshemenë e magazinës, e cila duket se është përdorur herë pas here si strehim nga të huaj.

Trupi ishte në dekompozim të avancuar, gjë që tregon se vdekja kishte ndodhur të paktën 5 ditë para se kufoma të gjendej. Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje dhe po kryejnë një hetim për rrethanat e vdekjes, pa përjashtuar as mundësinë e një ngjarje kriminale.

Trupi u dërgua në Shërbimin Mjekësor Ligjor të Larisës për një autopsi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve dhe kohës së vdekjes. Viktima është identifikuar nga miqtë e tij që ishin vendosur në kërkim të 36-vjeçarit prej ditësh. Autoritetet greke kanë nisur tashmë procedurat për të informuar familjen e tij në Shqipëri.