E rëndë në Itali/ 8 persona fundosen në liqenin e ngrirë, mes tyre foshnja 4-muajshe

0

Prag tragjedie në Itali. Shtatë të rritur dhe një foshnjë 4-muajshe kanë shpëtuar mrekullisht pasi ranë në ujërat e liqenit Braies teksa po ecnin në sipërfaqen e ngrirë. Liqeni u thye për shkak të temperaturave në rritje të ditëve të fundit, duke bërë që të gjithë personat të fundosen.

Corriere raporton se të gjithë personat u dërguan për trajtim në spital, pasi kanë shfaqur shenja të hipotermisë së rëndë. Të parët që ranë në ujë, ishte familja me foshnjën 4 muajshe dhe më pas personat e tjerë, të cilët ndërhynë për të dhënë ndihmë.

Shërbimet e urgjencës ndërhynë me shpejtësi duke arritur të shpëtojnë të gjithë personat, të cilët ndodhen në kushte të hipotermisë së rëndë.

Ky është aksidenti i tretë dhe më i rëndë në dy ditë në liqenin Braies.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu