– Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare që punonte si punonjëse seksi është grabitur dhe më pas është hedhur nga një makinë në lëvizje. E reja, e identifikuar me iniciale D.C., banuese në Torino është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mediave italiane, ajo që shqetëson mjekët është një plagë që vajza ka pësuar në kokë dhe për këtë arsye ekipi mjekësor e mban në koma farmakologjike. Po ashtu, në trupin e saj janë konstatuar edhe mavijosje në këmbën e djathtë.
Fillimisht raportohet se një burrë i është afruar 27-vjeçares ku e ka detyruar që të hipte me makinë. E më pas nga përpjekja për t’i marrë çantën e saj, për t’u hedhur më pas nga makina, e cila deri më tani dihet vetëm që është “e vogël”. Policia italiane po merret me hetimin e ngjarjes dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit, që ende nuk është identifikuar.