E rëndë në Itali| I bëhet atentat çiftit të mjekëve, humb jetën gruaja

0

Një çift mjekësh ka rënë pre e një atentati këtë të shtunë në Itali.

Mediat vendase raportojnë se gruaja është ekzekutuar, ndërsa burri i saj ka mbetur i plagosur.

67-vjeçarja ishte duke hipur në makinë kur 2 persona të paidentifikuar ende nga policia qëlluan.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po mbledh prova për zbardhjen e plotë të krimit, ndërsa prokuroria e Palmës ka nisur një hetim.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me krimin e organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu