E rëndë në Itali / I riu shqiptar përplas me makinë gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe arratiset

0

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist ka qenë një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka përplasur me furgon një grua shtatzënë teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.

Pas aksidentit ai e ka dërguar gruan drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar me nxitim.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shqiptari, banues në Macerata është përfshirë në një tjetër aksident mbrëmjen e 1 Majit në “Via Roma”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu