E rëndë në Itali/ Në pritje për t’u bërë baba, futbollisti 28-vjeçar ndërron jetë në fushë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Kapiteni i Quingentole Dimitri Roveri 28-vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak gjatë lojës në fushë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ngjedhjes  Casalpoglio-Quingentole.

Në minutën e ’20 të lojës, Toveri u rrëzua përtokë.

Ndërhyrja e ekipeve të urgjencës ka qenë e menjëhershme, por futbollisti nuk jepte sinjale. Ngjarja ka ndodhur në sy të familjes.

Në Casalpoglio ishin nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët.

Kur u duk se kishte disa shenja të lehta rikuperimi, lojtari u stabilizua, u intubua dhe u transportua me helikopter në San Raffaele ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni delikat.

Megjithatë ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital.

Dimitri të dielën e kaluar njoftoi miqtë e tij se do të bëhej baba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu