KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë Kosovë, ku një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar.
Mediat kosovare raportojnë se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.
Nëna e 6-vjeçarit dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e mitur.