Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Sheqeras, njësia administrative e bashkisë Maliq, ku një i mitur 14-vjeçar ka plagosur me mjet prerës (thikë) një tjetër adoleshent, 16 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, dhe i dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe një grup hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt dhune mes të miturve.
Autoritetet janë duke kryer veprimet procedurale dhe pritet të jepen informacionet zyrtare pas përfundimit të hetimeve të para.