E rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Automjeti me 5 persona bie në lumë, nxirren të pajetë 3 prej tyre

0

MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, ku një makinë me 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Sipas mediave vendase, ekipet shpëtuese arritën të nxjerrin makinën nga lumi bashkë me 3 persona të pajetë. Ndërkohë që mësohet se në makinë ndodhej edhe një fëmijë 5-vjeç i cili për fat të mirë shpëtoi. Nga ana tjetër, trupi i personit të pestë cilit nuk është gjetur akoma.

Bëhet me dije se gjatë përmbysjes së makinës në lumin Vardar i mituri ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu