E rëndë në Prishtinë / Dizajneri i njohur plagos një femër dhe më pas vetëvritet (FOTO)

0

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë.

Dyshimet e para janë se fillimisht një person ka therur më thikë një vazjë të identifikuar si Rina Maloku, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Sipas mediave në Kosovë, i vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.

Isufi ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modës në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ai ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn si dhe ka bashkëpunuar për veshjet me emra të njohur të showbizit në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai dyshohet se ka qëlluar me thikë të dashurën, duke e plagosur në pjesën e dorës, dhe më pas është vetëvrarë.