Në një ngjarje të rëndë që ndodhi në Ruma të Serbisë, një djali vrau nënën e tij dhe më pas veten në këtë të enjte.
Motivet e kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk janë të njohura.
Autori i kësaj ngjarjeje raportohet se kishte paranoja dhe ishte sjellë në mënyrë të çuditshme në kohët e fundit.
Sipas mediave serbe, Serbia është përballur me raste të tilla të rënda brenda familjes gjatë këtij viti, ku janë vrarë 14 gra dhe janë dhunuar të tjera.