E rëndë në SHBA/ Pas vetëm 2 muajsh të lidhur i dashuri vrau infermieren e re dhe më pas veten

0

SHBA- Një infermiere 24-vjeçare në Masschusetts SHBA u vra një vrasje-vetëvrasje nga një i dashur i çmëndur me të cilin ksihte vetëm rreth 2 muaj. 24-vjeçarja Lorena Marino u gjet e vdekur nga plagët me armë zjarribrenda banesës së saj në Haverhill 4 ditë më parë.

Trupi i 24-vjeçares së bashku me trupin e të dashurit të saj Austin Amaril u gjetën nga një fqinji katit poshtë banesës së tyre. Hetuesit besojnë se Amaral qëlloi dhe vrau gruan e re përpara se ta kthente armën kundër vetes, tha për gazetën një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Essex. Shoqja më e mirë e Marinos, Katie Iandolo, tha për median se Amaral u bë i “fiksuar” pas Marinos pasi çifti kishte rreth dy muaj që ishin në lidhje.

Amaral raportohet se kishte sjellë dy pistoleta në apartamentin e Marino rreth një muaj para vrasje-vetëvrasjes. Iandolo tha e kishte ngritur shqetësimin me shoqen e saj Marino por ajo i kishte thënë se nuk duhej të shqetësohej. Ajo shtonte se Amaral ishte sjellë në mënyrë të dhunshme ndaj të dashurës madje i kishte bërtitur dhe shoqes.

Marino punonte në një institucion të shëndetit mendor dhe ishte “e dedikuar për punën e saj” para se i dashuri i fiksuar të hiqte të ardhmen e 24-vjeçares, thuhej në një njoftim të familjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu