E rëndë në Shkup, babai abuzon seksualisht me vajzën e mitur prej më shumë se një viti

0

SHKUP -Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një 59-vjeçar nga Shkupi ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

59-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 14-vjeçare nga qershori i vitit 2023 deri në mesin e muajit gusht të këtij viti. Ndërkohë prokurori publik ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj 59-vjeçarit, ndërsa vijojnë ende hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

“I dyshuari 59 vjeçar, gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza është e 14 vjeç”, thuhet në njoftimet e lëshuara nga autoritetet në Shkup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu