E rëndë në shtetin fqinj/ Tezja hedh nga ballkoni dy mbesat e vogla

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj. Një grua ka hedhur nga ballkoni dy mbesat e saj të vogla dhe më pas është vetëhedhur.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja është tezja e dy vajzave të mitura 2 dhe 5 vjeç, përkatësisht.

Protothema shkruan se për arsye ende të panjohura gruaja shkoi sot në shtëpinë e motrës dhe për arsye ende të paditura morri dy mbesat e vogla, i hodhi nga ballkoni dhe më pas është vetëhedhur.

Nëna e fëmijëve është në gjendje shoku.

Sipas informacioneve të para, dy fëmijët e mitur të moshës 2 dhe 5 vjeç po trajtohen në spitalin pediatrisë, jashtë rrezikut për jetën,. Ndrëkohë tezja e tyre po trajtohet me ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu