E rëndë në Skrapar, makina godet të miturin pranë shkollës, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një aksident ka ndodhur në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Çorovodë ku është goditur një fëmijë.

Mjeti me targa AA579OD me drejtues Anuel Bregu, 44 vjeç, përpara shkollës Zylyftar Veleshnja, ka goditur nxënësin Denis Gazmir Dyrmishi, 8-vjeç, dhe si pasojë e këtij aksidenti i mituri ka thyer njerën këmbë.

Ndërkohë i mituri është nisur në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve të repartit të kirurgjisë ndodhet jasht rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu