E rëndë në Sllovaki/ Kuzhinieri vret gruan se donte t’i gatuante organet

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sllovaki, ku një kuzhinier ka vrarë partneren e tij. Jozef Hanuska u arrestua për vrasjen e të dashurës së tij, një grua 48-vjeçare të quajtur Patricia. Në banesën ku jetonin, policia gjeti një kovë me zorrët, zemrën dhe organet e tjera që kuzhinieri kishte hequr nga trupi i viktimës.

Sipas mediave lokale, kuzhinieri donte të gatuante organet. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar por detaje të tjera kanë dalë në dritë. Raportimet e mediave tregojnë për një të shkuar dramatike. Edhe babai i Hanuskas, i njohur si “mbytësi i Bratislavës”, u arrestua në vitin 1979 pasi vrau dy gra që takoi në një festë.

Shefi i kuzhinës mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit dhe rrezikon 20, 25 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu