E rëndë në Tale/ Një tjetër qytetar humb jetën pas kontaktit me ujin

0

Ka humbur jetën në Tale 52-vjeçari me inicialet B.Xh (banues në Kamzë), pasi ka rënë në kontakt me ujin.

Siç është përsëritur në të disatin rast, burimet zyrtare dyshojnë për një arrest kardiak.

Njoftimi i Policisë: Tale, Lezhë/informacion paraprak

Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu