Një 51 vjeçar është gjtur i pajetë në mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e 51 vjeçarit F.K nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
“Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njofton policia.