E rëndë në Tiranë, i moshuari humb jetën nga zjarri në banesë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së dielës.

Zjarri që ka rënë në një banesë në rrugën “Myzafer Spaho” i ka marrë jetën një të moshuari, shkruan A2.

Viktima është shtetasi R.K., rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Sipas burimeve të A2, 75-vjeçari ishte endacak dhe jetonte i vetëm në një kasolle. Dyshohet se ai kishte ndezur zjarr për t’u ngrohur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.