E rëndë në Tiranë, vdes punëtori 40-vjeçar! E zunë poshtë materiale inertesh, ranë nga objekti në ndërtim

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Një punëtor rreth 40 vjeç, i identifikuar si V.L., ka humbur jetën pasi e kanë zënë poshtë materiale inertesh që kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër.

40-vjeçari mori dëme të rënda dhe nuk arriti të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu