VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodh në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku nëna rreth 35-vjeçe, e dyshuar si në gjendje të dehur ka përplasur disa herë në tokë në trotuar foshnjen e saj. Bëhet me dije se policia ka ndërhyrë për t’i marrë foshnjen dhe ajo ka kundërshtuar me forcë efektivët.
Sipas informacioneve foshnja rreth 5-muajshe është dërguar në spital. Gjithsashtu bëhet me dije se nëna e alkoolizuar është shoqëruar dhe po merret në pyetje.