E rëndë në Vlorë/Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin e punës

0

Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin dhe vendin e punës.
Sinan Abilaliaj, polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e infarktit. Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet për infarkt.
Sipas burimeve nga Policia kufitare, 56 vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke parkuar mjetin lundrues.

Trupi i 56 vjeçarit është transportua në morën e Spitalit të Vlorës, ku mjekësia ligjore do tregojë dhe shkaqet e humbjes së jetës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu